Hamdi Nuhiju
Fjalori i gjuhës shqipe i jep kuptim fjalës tjerr! E shoshit në të gjitha format dhe në përmbajtjen e saj.
TJERR kal.
- E bëj fill leshin, pambukun, lirin etj., duke e tërhequr pak nga pak nga shtëllunga dhe duke e dredhur me dorë a me makinë. Tjerr lesh (pambuk, mëndafsh). Tjerr trashë (hollë). Tjerr me furkë (me makinë).
- fig. E zgjat shumë e pa nevojë një punë, një bisedë etj., e stërholloj, e bëj tërkuzë. I tirrte fjalët. E ka zakon ta tjerrë. I tjerr gjatë gjërat ai. Mos e tirr më tutje!
- fig. Shpif a sajoj diçka të paqenë. Pse tjerr kot! Nuk është mirë të tjerrësh.
Tjerr (pret) hollë shih te HOLLË 8. Tjerr lëmshe kundër dikujt shpif shumë kundër dikujt, thur intriga të mëdha. Ia tjerrin thekun bisedës shih te THEK, ~U I.
Fjala tjerr na kujton edhe një zanat tradicional të nënave tona, atë të bërjes së qilimave. Po ashtu na rikthen edhe në gjendjen aktuale politike dhe shoqërore.
Dikush pyeti: Pse po shet mjegull?!
Tjetri ia ktheu: Nuk po tjerr lesh. E për shitjen e mjegullës do të shkruajmë ndonjëherë tjetër.