Hamdi Nuhiju
Ka kohë që nuk kam reflektuar për shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe. Ajo që më ka bërë të mendohem është përdorimi i shkronjës I.
Ky reflektim do të jetë i shkurt, shpresoj të jetë edhe i qartë! Me I nis edhe ideali. Ideali i njerëzve për liri, për ndryshim, për ta luftuar të keqen dhe sjell në pah të mirën. Ideal për të cilin njerëzit në të kaluarën kanë dhënë gjithçka duke përfshirë edhe jetën e tyre.
Me I shkruhet edhe Islami-religjioni i paqes, mirëqenies dhe tolerancës. Fe e së mirës e cila thërret që të respektohen njerëzit dhe vlerat.
Kur flasim për një njeri i cili nuk respekton asnjë rregull dhe sillet në mënyrë arrogante dhe të pakujdesshme ndaj të tjerëve në secilën situatë dhe në secilin vend, me e pa arsye, atëherë e kemi fjalën për një Idiot.
Ai mashkull ose femër i cili shkel mbi nderin e dikujt duke e përdhosur atë, ka një sjellje Imoraliteti.
Figura të shenjta të pikturuara dhe të vendosura në muret e një manastiri ose kishe quhen Ikona. Një person i cili nuk respekton rregullat e një shteti të caktuar dhe vepron për kauzën e grupit të tij brenda atij shteti që bie ndesh me rregullat kushtetuese në terminologjinë moderne njihet si Irredentist.
Me shkronjën I përshkruhet edhe i sëmuri për pushtet edhe idealisti që vdes për ndryshim.