Deputeti Talat Xhaferi, në fjalimin e tij, tha se ata nuk do të votojnë interpelancën e parashtruar nga Levica, për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.
“Edhe personalisht, por edhe grupi parlamentar i Frontit Evropian nuk do ta mbështes interpelancën për faktin që konstatojmë dhe të mendimit jemi se motivacioni për këtë interpelancë nuk ka të bëjë me punën e kryetarit, por ka të bëjë me përkatësinë etnike të tij dhe në fakt qëndrimet e qarta të përfaqësueseve të së Majtës në kontinuitet edhe në publik, por edhe këtu në Kuvend, korrespodojnë me atë që kemi konstatuar. Por, s’do mend që kemi vërejtjet e tona për atë çka është puna e deritanishme e kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Talat Xhaferi, raporton SHENJA.
Data 15.09.2025
Aktuale
- Pa energji elektrike një pjesë e komunës së Karposhit dhe Gjorce Petrovit
- Sot dita e dytë e bisedimeve tregtare SHBA-Kinë, tentohet të zbuten tensionet ndërsa afati i fundit për ndalimin e TikTok po afron
- Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen. Aplikacioni më i shkarkuar gjatë vitit 2024
- Media holandeze raportoi për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë
- Lista Serbe nis fushatën me retorikë nxitëse, njohësit kërkojnë monitorim
- “Gjendja e sigurisë në vend, e rëndë”, Softa: Kriminelët s`po hanë vetëm kokat e njëri-tjetrit
- Qyteti i ri i zbuluar në shkretëtirë që po rishkruan historinë e Amerikave
- Faton Ahmeti nga Teqeja: 19 Tetori do t’i japë fund poshtërimit, fillon rruga e re e zhvillimit


