Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka akuzuar koalicionin qeveritar të Maqedonisë së Veriut se po përgatitet të shfuqizojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të zhbërë statusin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në vend. Ai theksoi se koalicioni VMRO-VLEN-ZNAM duket se ka marrë vendimin për shfuqizimin e këtij ligji, ndërsa kritikon mediat e afërta me VMRO-në për përpjekjet e tyre për të justifikuar këtë veprim duke u thirrur në një vendim të Komisionit të Venecias. Sipas tij, këto media po përpiqen të ngushëllojnë opinionin publik me pretendime se, edhe nëse shfuqizohet përdorimi zyrtar i shqipes, do të përgatitet një ligj më i mirë për gjuhën shqipe. Ademi ka bërë një apel të fortë ndaj drejtuesve të partive shqiptare që janë pjesë e koalicionit qeveritar, duke i ftuar ata që të mos lejojnë ndryshimin e statusit të gjuhës shqipe.
Data 05.07.2025
Aktuale
- Kurti takon deputetët britanikë, rruga e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike përforcohet
- Ahmeti: Ambasadori shqiptar në Shkup ka obligim kushtetues ndaj çdo shqiptari
- Hapet Ambasada e Kazakistanit në Shkup
- Përdoruesit europianë nën kërcënim: Funksionet e iOS 26 mund të humbasin për shkak të rregulloreve të reja
- Ambasada në Beograd konfirmon informacionin për vdekjen e shtetasit të Maqedonisë në aksidentin e trafikut, është në kontakt me familjen e tij
- Zjarret në landfillin e Elbasanit, reagon Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët, kërkojmë zgjidhje të përhershme!
- Taravari: Ambasadori Meidani, një zë i fuqishëm për kauzën shqiptare në Maqedoninë e Veriut
- MPJ me detaje nga aksidenti në Serbi: I ndjeri është 39 vjeçar, një tjetër shtetas maqedonas në gjendje të rëndë