Aleanca për Shqiptarët, krahu i Zijadin Selës, kanë reaguar në lidhje me interpelancën e parashtruar nga Levica, për kryetari e Kuvendit, Afrim Gashi.
Nga kjo parti shprehen se ata asnjëherë nuk janë në linjë me ata që duan të zhbëjnë ekzistencën kombëtare shqiptare.
“Ne kurrë s’kemi qenë në një linjë me ata që duan të zhbëjnë ekzistencën kombëtare shqiptare, fatkeqësisht të tillët sot flasin në të dy gjuhët në Maqedoninë e Veriut. Apasievat dhe të ngjashmit e tyre tek ne do të gjejnë vetëm kundërshtarin dhe asnjëherë aleatin. Nga ana tjetër, Aleanca për Shqiptarët nuk do ta shndërrojë në normë morale pabesinë dhe tradhtinë duke i dalë në mbrojtje të njëjtës. Afrim Gashi me klikën e tij është personifikim i pabesisë dhe dëshirës për pushtet, duke shkelur mbi gjithçka, edhe mbi verdiktin e shqiptarëve dhe ardhmërisë së tyre. Të tillët si Gashi, Kasami, Mexhiti dhe vlera e shtuar e kësaj pabesie, Taravari, tek ne do të gjejnë vetëm përbuzje dhe injorim”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Man Utd vazhdon të mbështesë Ruben Amorim
- Kremlini: “NATO është në luftë me Rusinë” – Midis retorikës dhe realitetit
- Sot nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së
- Ish-diplomati amerikan, James Rubin sot e vazhdon dëshminë në Speciale
- Bujar Osmani: Jemi të bashkuar për t’i thënë jo nënshtrimit, jo servilizmit!
- Varianti i ri i Covid: Kjo mund të jetë shenja e parë alarmante
- Mickoski: Levica po i jep BDI-së një shans për mbijetesë politike
- Me qindra pjesëmarrës Ramadan Imeri hapi shtabin zgjedhor në Dibër