Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, bëri të ditur se për pagesën e K-15 në ribalancin e buxhetit janë paraparë 1 miliardë denarë. Mickoski shtoi se të gjithë arsimtarët deri në fillim të dhjetorit do të mund ta marrin K-15.“Me ribalancin e buxhetit janë paraparë rreth një miliardë denarë për pagesën e K-15, e cila është detyrim ligjor për të gjithë punëdhënësit dhe këtë detyrim ligjor, si punëdhënësi më i madh në shtet, ka për qëllim ta përmbushë kah fundi i muajit nëntor, fillimi i muajit dhjetor edhe Qeveria për shkak se sipas Ligjit është e nevojshme që të kemi më së paku 6 muaj përvojë që ta plotësoni të drejtën që të jeni pranues të K -15. Kështu që do të mundësojmë që më shumë qytetarëve tanë, që ndërkohë do të punësohen, të kenë mundësi të marrin K-15. Do të thotë, një miliardë denarët e parapara në ribalancin e buxhetin, rreth 84 mije të punësuar do të mund të marrin K-15”, tha kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Data 05.01.2026
Aktuale
- Trump publikon listën: 33% e familjeve nga Maqedonia në SHBA janë përfituese të ndihmës sociale
- Ali Ahmeti sot ka ditëlindjen: Ja sa vjeç mbush
- Java e ardhshme me temperatura më të larta dhe reshje shiu
- Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 60-vjeçari pas përplasjes në rrugën e re të Portit
- Albin Kurti flet për formimin e qeverisë
- Struga e nis vitin me kaos në parking – zgjidhja e premtuar ende larg
- (VIDEO) Mickoski: Disa shtet heshtën kur përbuzej shtetësia dhe identiteti maqedonas
- (VIDEO) Sistemi i kamerave “Qyteti i Sigurt” do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit


