Në fillim të vitit të ri shkollor, KRSKRR-ja të gjithë nxënësve u uron vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor 2024/2025 dhe bën thirrje për rritjen e sigurisë së fëmijëve në komunikacionin rrugor. Çdo pjesëmarrës në komunikacion duhet të jetë veçanërisht i kujdesshëm pranë shkollave dhe kopshteve. Megjithatë, jo vetëm shoferët e automjeteve, por edhe fëmijët dhe prindërit e tyre duhet të kenë kujdes në komunikacion.
KRSKRR-ja rekomandon që prindërit dhe mësimdhënësit t’i njoftojnë dhe më shpesh t’i përkujtojnë fëmijët mbi rregullat themelore në komunikacion për pjesëmarrjen e tyre të sigurt në komunikacionin rrugor.
Fëmijët janë pasuria jonë më e madhe, janë e ardhmja jonë. Imperativi ynë është që të rrisim sigurinë e fëmijëve në komunikacion, me çka do ta mbrojmë të ardhmen tonë!
Fëmijët kryesisht marrin pjesë në komunikacion si këmbësorë, por shpeshherë vozitin edhe biçikletë, trotinet, skejtbord, patina me rrota, etj. Ata janë pjesëmarrësit më të rinj në komunikacion dhe kujdesi ynë më i madh i përbashkët.
Prandaj, KRSKRR-ja u rekomandon pjesëmarrësve më të rinj në komunikacion:
- t’i respektojnë rregullat e komunikacionit,
- të kalojnë rrugën në vendkalimin e shënuar të këmbësorëve,
- përpara se të kalojnë rrugën, të ndalojnë dhe të shikojnë majtas dhe djathtas për t’u siguruar që nuk ka automjete,
- të jenë të kujdesshëm kur lëvizin në kushte të dukshmërisë së zvogëluar, respektivisht në shi dhe mjegull (mundësisht të veshin rroba me ngjyra të ndritshme ose jelek reflektues),
- mos të përdorin telefon celular ose kufje kur kalojnë rrugën,
- të shkojnë në kohë në institucionet edukativo-arsimore për të shmangur nxitimin, vrapimin dhe pakujdesinë në komunikacion.
KRSKRR-JA u uron të gjithë nxënësve
VIT SHKOLLOR TË MBARË DHE TË SIGURT 2024/2025!