Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski vlerëson se shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve mund ta fusë vendin në labirint. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, Kostadinovski tha se problemet në Gjyqësor nuk mund të zgjidhen me përgjegjësi kolektive, por individuale.
“Gjithmonë pa përjashtim përgjegjësia individuale nëse konstatohet, mbi çfarëdo baze, korrupsion, tregëti me ndikim, shpërdorim detyre dhe autoriteti, shkelje të ligjeve etj, brenda çdo organi, jam i bindur se do të ketë një efekt më të mirë për të rritur parimet e përgjegjësisë. Përgjithësisht kanë një efekt pozitiv në besimin dhe sundimin e ligjit sesa përgjegjësinë kolektive, që si precedent i keq mund të na fusë në një labirint nga i cili nuk do të mund të dalim për një kohë të gjatë”, thotë Kostadinovski.
Kostadinovski thekson se ekzistojnë mekanizma kushtetues dhe ligjor për ballafaqim me gjendjen e keqe në gjyqësor dhe në çfarëdo fushe tjetër.
“ Është e thjeshtë, shpresoj që qeveria dhe ligjvënësi, jo vetëm për këtë, por për çdo temë tjetër, t’i përmbahen korrnizës së Kushtetutës dhe vlerave të saj themelore, siç është ndarja e pushteteve në këtë rast. Nga ana tjetër, Kushtetuta jonë në nenin 58 e përcakton profesionalizmin dhe kompetencën si parim kushtetues. Është e qartë se nëse një numër i madh i bashkëqytetarëve tanë shohin dhe mbështesin ndryshimet, ato duhet të adresohen në përputhje me rrethanat. Por përgjegjësia kolektive e organeve të tëra në një shtet juridik është jashtëzakonisht problematike”, shtoi Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Paralajmërimet e Qeverisë për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësorë dhe atij të Prokurorëve, kë hasur në kritika të shumta edhe të bashkësisë ndërkombëtare. Ambasadori i BE-së në Shkup Dejvid Gir kohë më parë deklaroi se një gjë e tillë është përzierje direkte në pushtetin gjyqësor./Alsat.mk