Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë ka takuar ambasadoren e Zvicrës në vend, zonjën Veronik Ulman.
“Z. Ahmeti dhe zonja Ulman kanë bashkëbiseduar për situatën politike në vend e rajon, integrimin europian dhe ndryshimeve kushtetuese, sundimin joselektiv të ligjit, frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe çështjen e legjitimitetit.
Kryetari Ahmeti ka siguruar Ambasadoren Ulman për përkushtimin e BDI për integrim europian si prioritet i parë dhe i palëkundur i partisë dhe prandaj angazhohemi për ndryshimet kushtetuese për ta përfshirë komunitetin bulgar në kushtetutë si dhe të respektohet Marrëveshja e Prespës me Greqinë.
Në lidhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit, Ahmeti theksoi që Zvicra është shembull shumë i mirë i kohezionit shoqëror dhe bashkëjetesës së barabartë dhe prandaj duhet të angazhohet për ta promovuar frymën e barazisë dhe tolerancës në vend edhe më tepër.
Marrëveshja e Ohrit është e garantuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo marrëveshje po cënohet rëndë nga qeveria me legjitimitet monoetnik.
Legjitimiteti zgjedhor dhe vullneti etnik duhet të mbrohet nga të gjithë sepse është burim stabiliteti.
Rreth sundimit të ligjit, BDI angazhohet për drejtësi joselektive, jashtë kthetrave të partive të cilët kanë marrë rolin e hetuesit, prokurorit dhe gjykatësit, prandaj dhe nevojitet veting i monitoruar ndërkombëtarisht që të ndërpritet propaganda politike dhe gjyetia e shtrigave.
Për skenaret destabilizuese të Qeverisë, z. Ahmeti nënvizoi sërish që BDI nuk është pjesë e skenareve të tilla dhe bëhet fjalë për mashtrim të madh qeveritar që të defokusohet publiku nga dështimet dhe skandalet e panumërta.
BDI nga shtatori do ti vizitojë qytetarët në çdo vendbanim dhe bashkë me ata do të veprojë në mbrojtje të dinjitetit të nëpërkëmbur kombëtar nga ana e hyzmeçarëve në shërbim të VMROsë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Data 08.06.2025
Aktuale
- Shqipëria nuk ia del në “Air Albania”, Serbia merr një pikë
- Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit! Detajet e para
- Festa e Kurban Bajramit: OKH Merhamet dhe ShK “Vizioni M” shpërndajnë 5 mijë dhurata për fëmijë në gjithë territorin e RMV-së
- Krenaria e Kosovës: Ushtarakët shqiptarë arrijnë sukses të jashtëzakonshëm në SHBA
- Google prezanton revolucionin e kërkimit me AI: Një përvojë krejt e re
- Tifozat Kuq e Zi kanë një mesazh të rëndësishëm para ndeshjes
- Toshkovski: Ajo që po ndodh me procesin evropian është më shumë se sa ngecje, është një padrejtësi
- A kërkojnë demokratët largimin e kreut të PD-së pas humbjes në zgjedhje? Përgjigjet Paloka: Berisha është njeriu që e mori partinë nga humnera dhe e ngriti! Unë lodhesha duke e parë të…