Në lidhje me nismën e Antikorrupsionit për emërimin e tij si shef të Armatës, Sashko Llafçiski thotë se është i sigurt që gjithçka është sipas ligjit, përcjell TV21.
“Në lidhje me pyetjen tuaj, nëse duhet të më kontaktojnë mua personalisht, jo. Kjo është në kompetenca të presidentes. Së dyti, unë para gjithash jam ushtar, deri sa mbaj uniformë, këtu jam që të komandojë dhe udhëheq me Armatën dhe t’i shërbejë Maqedonisë. Nuk do të komentoja urdhra, dekrete nga presidentja, e qa më pak ata që janë në përputhje me ligjin”, theksoi Llafçiski.
Këtë e tha edhe Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.
“Të gjithë bashkërisht do të përgjigjemi, por ju siguroj që është sipas ligjit dhe rregullave”, shtoi Misajllovski.