Skandalet e mëdha në Vlen, bashkë me poshtërimet e përditshme nga ana e humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, përfshirë edhe paaftësinë për ta mbrojtur flamurin kombëtar shqiptar, ua kanë humbur mendjen vazalëve dhe i nxisin të shpifin e të sajojnë armiq vetëm për tu shfajësuar nga turpi. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, të cilët kanë shtuar se VLEN “të nënçmuar e të papërfillur nga ZNAM dhe VMRO, pa flamurin kombëtar në zyre, pa gjuhën shqipe në institucione, pa shqiptarët në balanser, me burgosje të ushtarëve të UÇKsë, ju kanë mbetur vetëm dasmat dhe shpifjet qesharake.”
“Astrit Iseni dhe të gjithë ministrat tjerë janë të pa aftë ti mbrojnë shqiptarët, gjuhën, flamurin, përfaqësimin e drejtë, Marrëveshjen e Ohrit por edhe fëmijtë shqiptarë nga abuzimi, prandaj dhe duhet të dorëhiqen.
Asnjë punë nuk e keni të bërë, asnjë premtim nuk e keni realizuar, ju jeni dështakët më të mëdhenjë në historinë e kombit.
I gjithë kombi shqiptarë, tifozët, klubi futbollistik, mediat, e dijnë të vërtetën, prandaj ju jeni patetik dhe injorant në përpjekjet e juaja për tu arsyetuar nga fiaskoja që keni shkaktuar”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.
Data 04.07.2025
Aktuale
- Mickoski: Në katër vitet e fundit, Maqedonia ka humbur më shumë se 33.000 banorë
- Osmani: Votimi i fshehtë si mundësi, por kërkohet konsensusi i deputetëve
- Jeni i pamartuar?! Do paguani tatim shtesë, paralajmëroi Mickoski
- Trafikonin armë nga Kosova në Shqipër! Arrestohen dy persona në Kukës, sekuestrohen 8 pistoleta
- “Donin ta ekzekutonin me snajper në Gjirin e Lalzit” – Zbardhet dëshmia e Erion Alibej për atentatin ndaj Arjan Ndojës: Plarent Dervishaj u kërkua 300 mijë euro për të fshirë provat
- Tre muaj pa ujë, banorët e Kopanicës! Komuna u kërkon nënshkrim marrëveshjeje për t’u furnizuar
- Dimitrov: Marrëveshja e Prespës është një armë e fuqishme për gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe duhet të përdoret
- Mexhiti: Nuk e përjashtoj mundësinë të kandidojë për kryetar të Çairit