Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme (24 gusht) në Tiranë.
Policia ka arritur të arrestojë autorin e ngjarjes, një 25-vjeçar, pas sherrit që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Po ashtu grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës, një 34-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi , 25 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi 25 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin, 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.