Delegatët e Kongresit ku morën pjesë mbi dy të tretat, legjitimuan Ziadin Selën për Kryetar të Aleancës për Shqiptarët, ndërsa këtë vendim e konfirmoi edhe Gjykata Themelore në Tetovë. Kështu thuhet në reagimin e ASH-së, së Ziadin Selës, duke ju përgjigjur deklaratave të Bujare Abazit, e cila tha se ASH i takon atyre që e dërguan në opozitë BDI-në.
“Vonesat në Gjykatën e Apelit, deklaratat e paradokohshme të Arben Taravarit se tani “ka ndryshuar situata” duke aluduar në hyrjen e tyre në Qeveri dhe trumbetimet e tij se do të ndryshojë vendimi i shkallës së parë, forcon dyshimet për presione mbi Gjykatën e Apelit.
Sa i takon aspektit moral që dëgjuam sot nga uzurpatorët, Aleanca për Shqiptarët nuk i takon VMRO-së, as atyre që ju dorëzuan VMRO-së. I rikujtojmë se misioni i Aleancës për Shqiptarët është mbrojtja e shqiptarëve nga nënçmimi, degradimi dhe poshtërsimi, mosnënshtrimi ndaj partive maqedonase dhe avancimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Përveç kësaj, pas Ziadin Selës janë reshtuar shumica dërmuese e themeluesve, eksponentëve, deputetëve, funksionarëve, kuvendarëve, delegatëve dhe shumica e anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët, si dhe qytetarët të cilët me votë na mbështetën në zgjedhjet e fundit parlamentare”, thuhet në reagimin e ASH-së, krahu i Selës.
Data 19.12.2025
Aktuale
- Ish-Avokati i Shtetit Fehmi Stafa dyshohet se fshehu dy shtëpi në Butel, të regjistruara në emër të nënës dhe djalit të tij
- Dalin detajet për shkaqet e vdekjes së foshnjës në Shkup, ende hetohet nëse ka pasur gabim mjekësor
- MPB me detaje mbi aksionin e djeshëm: 11 të arrestuar dhe padi ndaj 35 personave fizikë dhe juridikë të përfshirë në skemën e korrupsionit
- Mbyllet lista e votuesve për zgjedhjet e përsëritura në Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë
- Ndotja e ajrit, tejkalohet pragu i alarmit në disa vende në Shkup
- 30 ditë paraburgim për Bujar Dardhishtën dhe 6 të arrestuar tjerë
- Intervista/ Përfaqësues i BEI për Shqipërinë: Integrimi nis nga investimet
- Andonovski: Maqedonia renditet në Grupin A për përparim dixhital sipas Bankës Botërore


