Petar Bogoevski nga Koncepti Maqedonas, sot para Prokurorisë Publike, ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzime penale kundër disa politikanëve shqiptarë, për siç tha ai “dhunën të cilën e bëjnë mbi maqedonasit shovinistët e shfrenuar shqiptar, pa dallim nga cila parti vijnë”.
“Të gjitha pakicat etnike janë të malltretuar në hapësirat me shumicë shqiptare. Ne jemi shërbëtor në vendin tonë. Në Maqedoni në kundërshtim me urdhrat e BE-së dhe Komisionit të Venedikut, dhe në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet shfrytëzohet flamuri i Shqipërisë. Këtu shovinistët shqiptarë nuk paguajnë tatim ndërsa shfrytëzojnë rroga shtetërore, subvencione, ndihmë sociale. Këtu çdo ditë keqpërdoren vende pune në institucionet, posaçërisht në MPB, ku fshihen shkeljet e shovinistëve shqiptar”, ka thënë mes tjerash Bogoevski, përcjell SHENJA.
Ai ka shtuar se tani është koha që maqedonasit të kalojnë në ofensivë, dhe për këtë shkak do të hapin lëndë për procedimin, e siç tha ai, qindra veprave të bëra nga “shovinistërt shqiptarë, shoqërim kriminel.
Data 09.01.2026
Aktuale
- Përse PDK refuzon të votojë për presidentin pa një marrëveshje politike?
- Hamzi Ibraimi: Izet Mexhiti mos lësho pe, VLEN është aty ku është falë drejtimit tënd!
- FOTO/ Vjosa përmbyt 25 ha me luleshtrydhe në Kafaraj të Fierit, 60 fermerë të dëmtuar: E përsëritur, nuk na dëmshpërblejnë
- Shëndetësia 2026 – nga themelet drejt një sistemi që planifikon, parandalon dhe mbron
- (VIDEO) Situata me përmbytjet vazhdon të jetë kritike, në Kërçovë 120 persona janë strehuar në sallën e sportit
- (VIDEO) Limani: Do jem kryetar i të gjithëve, Bejta: Na presin shumë punë
- U dërguan për gjykim për një tender të KESH, mes të pandehurve edhe gruaja e Evis Berberit! Vartësit të Belinda Ballukut
- Sllaveski: Këtë vit do të ulet inflacioni në vend


