Dy persona janë therur me thikë në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Në një përgjigje për Dukagjinin, nga Policia kanë thënë se viktimave I është ofruar trajtim mjekësor derisa kanë shtuar se i dyshuari është identifikuar dhe po kërkohet nga Policia.
“Sot rreth orës 21 :20, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë janë lënduar dy persona
Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
Lidhur me rastin në fjalë është identifikuar një person i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë”, ka thënë për Dukagjinin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.