Ish ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska ka deklaruar se prapa përleshjes së djeshme të armatosur në Hasanbeg të Shkupit qëndron Boris Mutkov – Fantom, ndërsa sipas saj, është njeri i afërt i kryeministrit Hristijan Mickoski.. Petrovska thotë se Mickoski së fundmi ka publikuar fotografi bashkë me Fantom.
“Mickovski personalisht qëndron dhe i miraton këto të shtëna mafioze, prandaj zgjodhi dje në festën e madhe të krishterë, përballë kishës së Zotit, të fotografohej me Boris Mutkov – Fantom, personazh i njohur i nëntokës në Shkup. Në vend që t’i arrestojnë, ata bëjnë fotografi dhe buzëqeshin. Përleshja e djeshme në Hasanbeg është në fakt një përleshje pas së cilës është Fantom që po dërgon mesazh se kush është kush. Dëshmi se afërsia e Fantom me Mickoskin nuk është e sajuar, është fakti që vëllai i Fantom është pjesë e sigurisë së Mickoskit. Është e qartë se DPMNE-ja vazhdon aty ku e la Gruevski”, shkruan mes tjerash Petrovska.
Data 07.01.2026
Aktuale
- Ali Ahmeti përkujton dijetarin Jakup Asipi në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta
- Rrëshqitje e dheut në rrugën drejt Banjës, Komuna e Tetovës apelon për kujdes
- Mickoski pritet të kërkojë takim liderësh për heqjen e qeverisë teknike dhe konsensus për ligjet reformuese
- Vjosa kalon pikën kritike dhe del nga shtrati te “Ura e Mifolit”, evakuohen 20 familje të rrezikuara në Vlorë!
- Lidhjet me “Royal Hill” dhe Elisaveta Treskën, reagon Shpresa Breçani: Jam emëruar si administratore e përkohshme, jo nga pronarët, por nga Gjykata!
- Në Ohër dhe Kërçovë janë përmbytur disa lokacione
- Përmbytje në disa shtëpi në lagjen e romëve në Kërçovë! QMK: Evakuohen banorët e rrugës “Prilepska”
- Muftinia Kumanovë: 20 vjet pa Hoxhë Jakup Asipi


