Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë arrestuar dy persona, si të dyshuar pas vrasjes së sotme në afërsi të Q.T. “Mavrovasja” në Shkup, përcjell TV21. Nga MPB thonë se e dinë identitetin edhe të personit të tretë të dyshuar, për kapjen e të cilit po bëhen ende kërkime.
Gjegjësisht, në zonën e komunës së Çairit, është vërejtur një veturë e udhëtarëve, e cila ka tentuar të largohet, ndërsa personat nga automjeti kanë bërë rezistencë me përdorimin e armëve të zjarrit. Punonjësit e policisë janë kundërpërgjigjur, pas së cilës një person është privuar nga liria. Gjatë masave të mëtejshme është privuar nga liria edhe një person, ndërsa policia e di edhe identitetin e të dyshuarit të tretë i cili ndodhet në arrati dhe për të cilin po merren masa për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së./tv21.tv
Data 17.09.2025
Aktuale
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi demanton: Shkuarja në Beograd është shpifje
- Bajram Rexhepi u takua me artistët nga Tetova
- “Gjinia është koncept social dhe juridik!”- Aktivistja Xheni Karaj: Nuk ka vetëm mashkull dhe femër, por dhe persona inters*ks
- Muhamed Elmazi premton ekskursion falas për pensionistët e Sarajit
- Projektligji i ri “Për barazinë gjinore”, Arqimandriti: Termi ‘gjini’ nuk cenon identitetin burrë e grua, por mbron ata që ndihen ndryshe
- Adela Liçina gruaja e parë me mbulesë në listën e VMRO-DPMNE për Këshillin e Komunës Saraj
- BIRN: Gazetarët denoncojnë planet e PS për kufizim të mediave në Parlament
- Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov”, investim që do të sjell zhvillim dhe përparim për çdo qytetar të Çairit