Shkaku i vdekjes së pacientes nuk është se nuk ka punuar dhoma intensive. Kështu thotë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, madje shton se garanton që pacientes i është ofruar e gjithë terapia e nevojshme dhe se në këtë rast nuk është bërë gabim mjekësorë. Pacientja sipas tij ka pasur leukemi akute, megjithatë se çfarë saktësisht ka ndodhur thotë se do të pres raportin.
“Bëhet fjalë për rast me leukemi akute, kjo është sëmundje serioze, sëmundje malinje, për të cilën zakonisht ka diagnozë të keqe. Pacientja është trajtuar sipas protokolleve, kurse ndërkohë është infektuar edhe me kovid. Është konsultuar edhe anasteziologu edhe infektologu, duhet të shohim nga çka ka vdekur. I është dhënë terapia e duhur. Na lejoni të marrim të dhënat, por nuk ka gabim mjekësor dhe garantoj se i është ofruar i gjithë trajtimi i nevojshëm”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përcjell SHENJA.
Data 31.12.2025
Aktuale
- Stefoski nga VMRO-DPMNE zgjidhet kryetar i Këshillit Komunal të Strugës
- Kërkohej me fletarrest, arrestohet në “Bllacë”
- MASH: Viti i Ri 2026 le të jetë vit i njohurive, shpresës dhe bashkimit
- Presidentja Siljanovska-Davkova me mesazh për paqe dhe të ardhme evropiane në Vitin e Ri 2026
- Roberto Carlos pëson atak në zemër, legjenda e futbollit brazilian i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale
- Mickoski: Viti 2026 do të jetë vit i lëvizjes dhe transformimit
- Vodhi mjetë pune në vlerë 6 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
- Kërcimi i Babagjyshit Seksi: Si punonjësit hidraulikë krijuan një fenomen viral


