Milot Rashica me dy asistime dhe Ernest Muçi me një gol ishin vendimtar në fitoren e Besiktasi në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Turqisë ndaj Antaliasporit me rezultat 4-2.
Rashica asistoi në golin për 1-1 dhe për 3-2, në minutën e 13-të dhe të 56-të, kur shënuan Çiro Immobile dhe Rafa Silva.
Ndërkohë, Ernest Muçi i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 88-të dhe në rastin e parë arriti të shënojë në golin e fundit në ndeshje për 4-2, në minutën e 95-të. Rashica e kompletoi ndeshjen, duke qenë prej më të mirëve në fushë në këtë fitore të Beshiktashit.
Skuadra turke, në dy ndeshje ka po aq fitore dhe prinë në tabelë me Gallatasarain që ka gjashtë pikë po ashtu.