Edhe nesër do të mbajë mot shumë i ngrohtë me temperatura maksimale mbi 40 gradë dhe do të jetë aktive faza portokalli për rrezik nga temperaturat e larta, njofton DPHM-ja.
Nga nesër dhe në ditët në vijim në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë jostabilitet të lokalizuar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe stuhi të shkurtër.
Sipas DPHM-së, gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të jetë mot i paqëndrueshëm, lokalisht në formë stuhie me reshje të dendura shiu, bubullima, erëra të forta dhe breshër.