Transparenca mesatare aktive e ministrive, qeverisë dhe komunave për vitin 2024 është 80% (nga maksimumi i mundshëm 100%) dhe krahasuar me vitin e kaluar është përmirësuar me 4 pikë përqindje (nga 76% në 80%), tregon hulumtimi më i fundit i Qendrës për Komunikime Civile, transmeto Portalb.mk.
Transparenca aktive e ministrive dhe e qeverisë është 86%, ndërsa e komunave është 79%. Krahasuar me vitin e kaluar, nuk ka progres në ministri, ndërsa komunat janë përmirësuar me 5 pikë përqindje.
Nga institucionet qeveritare, transparencën maksimale 100% aktive e ruajti këtë vit vetëm Ministria e Mbrojtjes, e cila për të katërtin vit radhazi publikon të gjithë informacionin e dhënë nga transparenca aktive. Qeveria ra nga vendi i parë dhe 100% i vitit të kaluar në vendin e 40-të me 87% transparencë aktive.
Për herë të parë këtë vit, pesë komuna, Berova, Manastiri, Vallandova, Kavadari dhe Kërçova arritën transparencë 100% aktive.
71% e institucioneve pjesëmarrëse kanë përmirësuar transparencën e tyre aktive.
Në mesin e rajoneve, Rajoni Lindor ruajti dhe madje përmirësoi pozitën e tij udhëheqëse në raport me rajonet e tjera (me 88% transparencë aktive), ndërsa Rajoni i Shkupit për pak e shmang pozitën e fundit të cilën e kishte prej vitesh. Tani, në vendin e fundit është Rajoni Verilindor (me 72% transparencë aktive).
Ministritë publikojnë më pak informacion për kompetencat e tyre (78% nga 100%) dhe komunat për financat (67% nga 100%).
Ministria e për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive edhe këtë vit është në vendin e fundit sistemi, pavarësisht përmirësimit të vazhdueshëm vit pas viti. Për herë të parë këtë vit kjo ministri doli nga grupi më i keq me transparencë aktive ‘mesatare’ dhe hyri në grup me transparencë të ‘mirë’ aktive.
Renditja kryhet çdo vit nga viti 2016 e në vazhdim. Janë të mbuluara 98 institucione, pra Qeveria dhe të gjitha ministritë dhe komunat sipas publikimit proaktiv të informacionit të karakterit publik.
Hulumtimin e plotë mund ta gjeni në KËTË LINK.