Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 41-vjeçarin Klement Islamaj, i cili dyshohet se ka shtyrë babanë e tij 69-vjeçar, Hyso Islamaj duke i shkaktuar vdekjen, pasi ky i fundit i kishte masakruar me sëpatë nënën, 66-vjeçaren Shano Islamaj.
Në gjendje shumë të rënduar psikologjike, Islamaj ka dejklaruar para togave të seza se nuk kishte për qëllim të vriste të atin.
“Jam i divorcuar dhe kam tre fëmijë nga dy martesa. Dy prej fëmijëve kishin një muaj që kishin ardhur në shtëpinë tonë. Kur dëgjova zhurmë nga shtëpia, se isha tek kafja, më thanë edhe lagjarë të mi, mendova se u kishte bërë gjë fëmijëve por kur shkova aty pashë që kishte goditur mamanë me sopatë duke i hapur kokën. Pashë trutë e mamasë në tokë. Nuk e di se si u ndjeva në atë moment. Nuk kam dashur ta vras, thjesht e shtyva e u pengua” ka thënë ai.
Prokurorja e çështjes, Valbona Maja kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “vrasje e kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”, ndërsa avokati Merdan Nora kërkoi një masë më të lehtë sigurimi si “garancia pasurore”.
Gjykata vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë duke caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”.