Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se pas çdo takimi në Reçicë të vogël, mund të riafirmohet një konkludim- BDI është e frikësuar deri në palcë.
“Ata po i shesin mjegull anëtarësisë së ndershme se janë një lloj vizionarësh, kur në fakt janë të përmbytur nga ajo që vijon. Si në çdo krizë që ka përjetuar, BDI ka tendencën e zakonshme për të përdorur Marrëveshjen e Ohrit si mburojë për krimet dhe dështimet. Kjo shprehi e BDI-së tashmë qartë lexohet. Çdoherë kur ata thonë ‘Marrëveshja e Ohrit’ dhe ‘legjitimieti’ nënkuptojnë defokusim për t’i shmangur temave për skandale korruptive dhe përgjegjësisë gjatë regjimit 22 vjeçar.
Fati në fatëkeqësi është se shqiptarët tashmë janë të vetëdijshëm për këtë manipulim dhe po e vështirësojnë retorikën e vjetër të BDI-së, prandaj edhe pasi që panë se tezat e tyre të rrejshme në mbrojtje të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit nuk kishin mbështetje te shqiptarët, filluan të mohojnë destabilizimin”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Ata shtojnë se ata që ikën nga gara etnike dhe kaluan në konceptin qytetar tani kot derdhin lot krokodili dhe përpiqen të asgjësojnë votat e përkatësive të ndryshme etnike dhe të kontestojnë vullnetin e 107 mijë shqiptare, për të mbrojtur interesat e tyre të imta personale e partiake.
“Dështimet politike, korrupsionin e orkestruar dhe pasurimin e paligjshëm, nuk mund ta mbuloni as me deklarata propaganduese, as me blerje të ekspertizës, as me krijimin e situatave politike. Apo me fjalë të tjera, as me Marrëveshje të Ohrit e as me promovimin e marrëveshjeve të reja!
Rikujtojmë që ju humbët në zgjedhje pikërisht për shpërndarje të demagogjisë, sepse teksa flisnit për integrim në BE, verpimet tuaja anti-demokratike ishin arsyeja kyçr që e mbajti vendin peng nga integrimi. Populli e kuptoi që ju me deklarata për BE po mbroni karriget dhe xhepat tuaj, ndërsa tani me deklarata për legjitimitet po mbroni funskionarët e zhytur në korrupsion për tu përballur me drejtësinë.
Është koha të reformoheni dhe të shfrytëzoni opozitën për të bërë reforma kadrovike, programore dhe pragmatike. Karta e Marrëveshjes së Ohrit nuk ju kalon.
VLEN është garanca e çdo shqiptari në këtë qeveri ndaj nuk lejon që të mbani peng shqiptarët për të shpëtuar strukturën kriminale të BDI-së. Përgjegjësia është e pashmangshme”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Data 28.12.2025
Aktuale
- Nevoja për urtësi kur mendon se je i fortë
- VLEN: Edhe një gënjeshtër e BDI-së u shemb, në vitin 2024 ka rritje të përfaqësimit të drejtë
- Dy orë nga mbyllja e vendvotimeve, dalja në zgjedhje arrin 32%
- Qytetarët të lodhur nga zgjedhjet e shpeshta, por…
- (VIDEO) “Viza e artë”, “mollë sherri” mes LSDM-së dhe VMRO-së
- Bazar fundviti në sheshin Skenderbeu Shkup – foto nga nata e parë
- Privohet nga liria 43 vjeçari nga Gostivari, policia i gjeti 9095 copë mjete piroteknike
- Këto janë komunat ku dalja e qytetarëve në zgjedhje është më e madhe


