Mëngjesin e së enjtes vërehet një fluks i madh për të dalë nga Kosova, tek pika kufitare Merdarë e Dheu i Bardhë.
Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar në përditësimin e fundit të statistikave vërehet se ka pritje për të dalë nga Kosova tek pika kufitare në Merdarë e Dheu i Bardhë.
Dy orë pritje dhe mbi një kilometër është gjendja aktuale e pritjes te Merdare.
Edhe tek Dheu i Bardhë ka pritje deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova.
Pritjet e tjera janë të zakonshme dhe zgjasin 5-10 minuta.