Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se falë politikave të gabuara dhe të papërgjegjshme të BDI-së lojërat e fatit kanë hyrë në çdo shtëpi përmes internetit, duke thelluar edhe më shumë dëmet sociale dhe ekonomike nga objektet e kazinove që janë të pranishme në çdo cep.
“Me justifikimin nga Komisioni legjislativ dhe juridik të kërkesës sonë për intepretim autentik të Ligjit për Lojërat e Fatit, jemi një hap më afër vërtetimit të asaj që e kemi thënë çdo herë si koalicion VLEN, se nuk do të lejojmë që për interesa personale dhe afariste të disa individëve të prishet gjithë shoqëria. A jemi për zhdukjen e plotë të kësaj sëmundje?
Absolutisht PO!. Megjithatë BDI dhe satelitët e saj duke krijuar stërkëmbeza në sistem, po e vonojnë përballjen e plotë me këtë sëmundje shoqërore”, deklaroi Fari Hiseni nga VLEN.
Ai ka shtuar se BDI-ja vepron si një organizatë kriminale, e cila, sipas tij, për të mbrojtur ish-funksionarët e saj të korruptuar, mendon në mënyrë destruktive.
“Ne kemi kohë që pohojmë se ideja e tyre është t’i bëjnë shqiptarët pengje në përpjekje për të shmangur përgjegjësinë gjyqësore për plaçkitjen që i kanë bërë popullit gjatë 22 viteve të regjimit të tyre. Prandaj, për sa kohë që nuk reformohen në mënyrë programore dhe kadrovike, ata nuk do të mund të jenë një konkurrencë reale politike.
Shqiptarët nuk do të lejojnë që kjo udhëheqje e kriminalizuar e BDI-së t’i nënvlerësojë ata. Ata e dinë se Ahmeti, Grubi, Osmani, Merko, Bekteshi dhe kompania e tyre nuk kanë aspak interes për Marrëveshjen e Ohrit, por kujdesen vetëm për kapitalin e tyre të fituar në mënyrë të paligjshme”, ka deklaruar më tej Hiseni.
Data 18.09.2025
Aktuale
- Shtyhet procesi gjyqësor për prindin i cili sulmoi dy futbollist 15 vjeçar në Shtip
- Izet Mexhiti: Kandidatët e Levicës janë në shërbim të BDI-së
- Në 24 orët e fundit 25 zjarre, nën kontroll zjarret në Trubarevë dhe Drislla
- Mot me diell me temperatura maksimale deri në 28 gradë celsius
- Aliu: Procesi i punësimeve në shëndetësi është drejt përfundimit, jo premtim i pambajtur
- Rama: Diella tani edhe me profil zyrtar në Facebook! Ministrja virtuale ‘flet’ me qytetarët! Puna ime për ju nuk do të ndalojë në asnjë çast
- Miliarda dollarë të SHBA për infrastrukturën britanike të IA
- Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata