Francezi u dhuron fanella të NBA-së të gjithë shokëve të skuadrës!
Me Paulo Fonsekën, Jasin Adli duket se është rikthyer në harresën që karakterizoi sezonin e tij të parë te Milani, kur ai u përdor pak ose aspak nga Stefano Pioli.
Minutat zero të regjistruara mes Mançester Sitit dhe Realit të Madridit në këtë turne amerikan të “Djallit” nënkuptojnë vetëm një gjë, trajneri portugez nuk po fokusohet aq shumë te mesfushori francez, i cili si profesionist i madh që është, vijon ende punën.
Në heshtje dhe me përkushtim, duke u bërë edhe protagonist i një gjesti mjaft të veçantë me shokët e skuadrës, për të cilët ka blerë fanella të lojtarëve më të mirë të NBA. Secilit një të ndryshme, duke konfirmuar edhe një herë lidhjen e tij me të gjithë grupin kuqezi.