Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka shkruar se sot Komisioni Statutor-Ligjvënës konstatoi se kërkesa e grupit parlamentar të koalicionit VLEN për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit është e arsyeshme.
“Njëzëri, nga ana e të gjithë deputetëve të pranishëm u verifikua mendimi i Ministrisë së Financave që kishte konstatuar arsyeshmërinë e kërkesës sonë.
Me këtë u vërtetua dyshimi ynë se janë bërë abuzime nga ana e lotarisë me dhënie të liçencave në mënyrë joligjore. Për këtë normalisht, ato që kanë dhënë firmat e tyre për dhënien e liçencave duhet të përgjigjen.
Kjo së shpejti do të konfirmohet edhe nga ana e Kuvendit, me çka do plotësohen kushtet për mbylljen e lojërave të fatit online.
Larg lojërat e fatit nga shtëpitë tona!”, ka shkruar Mexhiti.
Data 10.01.2026
Aktuale
- Të gjitha akset rrugore në Maqedoni janë të kalueshme
- Kini kujdes në rrugë sonte, nuk ka vend që nuk është i lagësht dhe i rrëshqitshëm
- Siljanovska Davkova i dorëzoi në Kuvend propozimet për dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor
- Klekovski: Kriteret për pushim mjekësor do të rishikohen
- Detaje të reja nga çështja Balluku, SPAK kontrolle te “Salillari” dhe në kompaninë “Senka”
- (VIDEO) Situata me përmbytjet vazhdon të jetë kritike, në Kërçovë 120 persona janë strehuar në sallën e sportit
- ASH nis procesin për mbajtjen e Kongresit të rregullt
- PLD: Maqedonisë i duhen vetëm 90 deputetë dhe 15 ministri funksionale


