Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti në një postim në rrjetin social ka shkruar se sot janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me delegacionin e kryeministrit.
Mexhiti shkruan se me kryeministrin Kurti kanë patur një takim pune të frytshëm, konstruktiv dhe vëllazëror.
“Diskutuam çështje të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, me fokus të veçantë tek lidhjet tona të forta, të cilat synojmë t’i forcojmë edhe më tej.
Ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të regjionit, duke demonstruar bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Përmes këtij bashkëpunimi, synojmë të përmirësojmë pozitën e tonë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Mirë se erdhe, kryeministër!”, ka shkruar Mexhiti.
Data 12.07.2025
Aktuale
- “Jam shtetas britanik, në ndërtesë ndodhet pasaporta e valixhja ime”- Shembja e objekteve në Theth, turisti përplaset me efektivët! Polici: T’i kishte marrë
- Koleksioni magjepsës i orëve frymëzuar nga horoskopi
- Shoferi në Kavadar arrestohet për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe pengim të zyrtarit policor në kryerjen e detyrave zyrtare
- BDI: Nga zjarri në shpifje, pushteti i trembur nis sulmet politike
- U mori jetën dy personave në një aksident me makinë, arrestohet pas një viti në kërkim i dënuar me 7 vite burg
- Terminet për letërnjoftim, patentë shoferi dhe pasaportë mund të caktohen sërish online
- VIDEOLAJM/ Aksioni për shembjen e objekteve pa leje, ja si duket Thethi nga lart
- ASH: Vendi po shkon në drejtim të gabuar – Qeveria të ndalë lidhjet me rrjetin ruso-serb dhe të reflektojë ndaj BE-së dhe SHBA-ve