Pas incidentit ndërshtetëror me presidenten Vjosa Osmani, të hënën në Shkup pritet të vijë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë për gazetën KOHA se Kurti në Shkup do të takojë zyrtarët më të lartë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa tema kryesore e takimit do të jetë incidenti ndërshtetëror në Aeroportin e Shkupit, konkretisht poshtërimi dhe keqtrajtimi i presidentes Vjosa Osmani, e cila megjithëse me notë verbale, u pengua të udhëtojë me kohë drejt Sllovenisë.
Protokolli shtetëror i dy vendeve po i koordinojnë takimet dhe besohet se të hënën paradite, Kurti arrin në Shkup. (koha.mk)
Data 21.12.2025
Aktuale
- Shkaku i mjegullës janë anuluar sot në mëngjes të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Shkupit
- Tensionet në Detin e Zi: Turqia paralajmëron për rreziqet e dronëve
- VIDEO/ Akuzat për vjedhjen e 50 milionë eurove dhe 300 apartamenteve, si i kërcënonte Belinda Balluku punonjësit e Ujësjellësit: Ua kam zbuluar skemën do ju çoj në SPAK
- Tragjedia e Sophie Hunt: Si një operacion estetik i mori jetën një nënë të re
- Ndahet nga jeta në moshën 91 vjeçare Ismet Bellova, zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit
- Shkup, mbahet panel mbi praninë e gjuhës turke në Ballkan
- Izet Mexhiti: Kongresi i BDI-së ishte teatër, pa transparencë dhe pa përgjegjësi politike
- Aksident në rreth-rrotullimin e Bradasheshit, katër persona të plagosur! Dërgohen me urgjencë në spital


