Zv/kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti ka sqaruar përdorimin e simboleve kombëtare në institucionet ku i udhëheqin shqiptarët. Nw emisioni “Pressing” ai tha se, në zyrën e tij si zëvendës kryeministër i parë është i vendosur flamuri kuq e zi, por se kjo nuk është e rregulluar me ligj.
Ai tha se, vendosja e flamurit shqiptar në zyret e funksionarëve shqiptarë nuk është arritje e BDI-së, por një praktikë që nga vitet e 90-ta.
“Dje kemi pasur një koordinim në zyrën time të zv/kryeministrit të parë me ministrat dhe zëvendësministrat e VLEN-it dhe mund të hyni aty dhe ta shihni që është flamuri shqiptar. Por kjo nuk është e arritur e BDI-së, kjo ka qenë praktikë nga vitet e 90-ta, ku në zyre është mbajtur flamuri kombëtar. Duhet të sqarojmë se kjo nuk është e definuar me ligj, sepse para qeverisë qëndron flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Lajnë lajme të rreme ato se është ndaluar flamuri kombëtar në zyret e zyrtarëve të koalicionit VLEN”, është shprehur Mexhiti.
Data 07.01.2026
Aktuale
- Flamuri i Shqipërisë në varrezat e heronjve: Një debat që ngre pikëpyetje të thella
- Ali Ahmeti përkujton dijetarin Jakup Asipi në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta
- Rrëshqitje e dheut në rrugën drejt Banjës, Komuna e Tetovës apelon për kujdes
- Mickoski pritet të kërkojë takim liderësh për heqjen e qeverisë teknike dhe konsensus për ligjet reformuese
- Vjosa kalon pikën kritike dhe del nga shtrati te “Ura e Mifolit”, evakuohen 20 familje të rrezikuara në Vlorë!
- Lidhjet me “Royal Hill” dhe Elisaveta Treskën, reagon Shpresa Breçani: Jam emëruar si administratore e përkohshme, jo nga pronarët, por nga Gjykata!
- Në Ohër dhe Kërçovë janë përmbytur disa lokacione
- Përmbytje në disa shtëpi në lagjen e romëve në Kërçovë! QMK: Evakuohen banorët e rrugës “Prilepska”


