Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor uron festën e 2 Gushtit dhe u bën thirrje shoferëve që me kujdes dhe me përgjegjësi t’i vozitin automjetet gjatë festës së fundjavës së zgjatur. Gjatë kësaj periudhe zakonisht rritet numri i automjeteve dhe i pjesëmarrësve në komunikacion, gjë që rrit mundësinë e aksidenteve në komunikacion.
Prandaj, KRSKRR-ja bën thirrje për kulturë të komunikacionit, etikë dhe respektim maksimal të rregullave të komunikacionit nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, gjë që do të kontribuojë në rrjedhën e sigurt të komunikacionit rrugor.
KRSKRR-ja u dërgon përkujtim shoferëve:
- Respektoni rregullat e komunikacionit dhe sinjalizimin e vendosur të komunikacionit.
- Përdorni rripin e sigurimit.
- Mos e vozitni automjetin nëse jeni në ndikimin e alkoolit.
- Përshtateni shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.
- Mos e nënvlerësoni lodhjen. Nëse jeni duke udhëtuar në relacione të gjata, detyrimisht bëni pauza më të shpeshta për pushim dhe freskohuni me ujë dhe pije joalkoolike.
- Mos e përdorni telefonin celular gjatë vozitjes së automjetit.
- Mbani distancë të sigurt dhe kushtojini vëmendje sjelljes së pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
- Jini pjesëmarrës të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm në komunikacion.
Le të kontribuojmë të gjithë së bashku që disponimi i mirë i festave të zgjasë edhe pas shënimit të festave. Ndërmerrni masa për sigurinë tuaj dhe për sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor jua uron festën e fundjavës së sigurt dhe të zgjatur.