Fillimisht gënjejnë, pastaj kërkojnë falje, dhe vazhdimisht gënjejnë. Kanë gënjyer për drejtorët në MEPSO, kanë gënjyer edhe për udhëtimin e gruas së Mucunskit”, thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre, LSDM u kapën duke gënjyer në mënyrë famëkeqe dje, ku skandali i pretenduar për drejtorët në MEPSO është shndërruar në turp të madh për atë parti.
“As djali i Gjorge Ivanovit nuk është drejtor në MEPSO dhe as gruaja e liderit Bogdan Ilievski. SDS-ja e pa që gënjeshtra nuk kaloi, dhe në vend të inatit në popull për VMRO-DPMNE-në, shkaktuan neveri shtesë ndaj SDS-së. Ashtu siç kanë gënjyer dje për MEPSO-n, kanë gënjyer edhe për udhëtimin e gruas së Mucunskit në Uashington, gjë që as nuk ndodhi. SDS-ja brenda pak ditësh u kap në dy gënjeshtra të mëdha, ky është efekti i PR-së së Rating-it të Spasovit”, thuhet në njoftimin e partisë.