Nga ora shtatë në mëngjes, e deri tani, Njësia zjarfikëse territoriale në Shkup ka intervenuar në 16 zjarre, prej tyre, një në ndërtesë në Lisiçe të Re. Informatën sonte për MIA-n e ka konfirmuar komandanti i Njësisë zjarrfikëse, Zvonko Tomeski.
“Nga zjarri është kapluar një ballkon në një ndërtesë në Lisiçe të Re, u intervenua me dy automjete dhe shtatë zjarrfikës. Zjarri u shua. Të lënduar nuk ka. Dëmi të konfirmohet në mënyrë shtesë”, sqaroi ai për MIA-n.
Është intervenuar edhe në tre zjarre në qarkun e konvikteve të studentëve “Stiv Naumov” në Autokomandë.
Momentalisht, zjarre aktive ka në Kamnik dhe Bllacë. Ato janë në ambient të hapur.