Dje në Gjykatën Themelore në Ferizaj është shpallur aktgjykimi i Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit.
Krivaqa u dënua me burg të përjetshëm, ndërsa Arbër Sejdiu me 15 vite burg.
Gazmend Rexhepi, avokati i familjes se Marigona Osmanit në një intervistë në T7 ka dhënë detaje mbi rastin e Marigonës.
Ai ka treguar se Marigona ka shkuar e vdekur në spital.
“Personi që e ka pastru kufomën para se me u varros Marigona, ka thënë që sa vite punoj kurrë s’kam pa kufomë më të dëmtuar”, ka thënë Rexhepi.
“Ajo e ka pas një vdekje të tmerrshme, jashta thyerjeve që po i përmendi po i them edhe goditjet që i ka pas, zi trupi komplet. Këto janë prova të cilat nuk mundesh të iu largohesh dhe i pashmangshëm është burgu i përjetshëm”, ka shtuar ai.
Ai foli edhe për një deklaratë që Dardan Krivaqa e kishte bërë në një prej seancave gjyqësore, se me viktimën kishin konsumuar lëndë narkotike.
“Nuk mundet trupi i njeriut më i përballu lëndë të cilët ai thoshte se i kanë konsumu, kokainë, heroinë, xanax. Nuk kanë qenë hiç as kur është bastisë shtëpia prej policisë atë natë. Nuk është gjetur asgjë. Pra, kjo s’ka logjikë”, tha ai.
Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021, në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në Ferizaj.
Gjykata e Apelit më 23 shkurt miratoi ankesat e avokatëve mbrojtës për aktgjykimin dhe e ktheu rastin në rigjykim, me arsyetimin se ka pasur shkelje procedurale gjatë procesit.