SPB-Ohër ka parashtruar kallëzim penal ndaj ish-ministri të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas njoftimit, ai dyshohet për “pengim të drejtësisë”, vepër që dyshohet se e ka kryer një ditë para zgjedhjeve parlamentare. Sipas njoftimit të MPB-së, ai dyshohet se i ka dërguar mesazhe një shefi të policisë në Ohër.
Ja njoftimi i policisë:
“SPB-Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër K.B (39) nga Kërçova, për shkak të dyshimit për veprën penale “pengim i drejtësisë”. Më datë 07.05.2024, i raportuari i ka dërguar një mesazh nga celulari i tij përmes një aplikacioni celular shefit të policisë në SPB-Ohër, në të cilin ka komentuar marrjen e masave të ligjshme policore dhe veprimeve hetimore lidhur me veprën penale nga neni 149 i Kodit Penal dhe neni 190 paragrafi 2 i Kodit Zgjedhor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Japonia thyen rekorde, mbi 99 mijë njerëz jetojnë mbi një shekull
- Pse mundet Stevço e nuk mundet Merko?!
- Ali Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR
- Prof. Dr. Metin Izeti kritikon deklaratën e Mickoskit – Izeti: Një qasje e rrezikshme për demokracinë
- Rexhepi nga Malësia e Tetovës: Fshati Vicë është lënë në harresë nga pushteti lokal!
- “Më mirë për Tetovën” garon me listë për këshillin komunal të Tetovës
- VLEN shpalos listën e këshilltarëve për komunën e Shuto Orizarës, i prinë Enis Zekiri
- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh dy Mitropolitë e rinj për Gjirokastrën dhe Korçën