Në lidhje me ndryshimin e balancuesit, ku sipas përllogaritjeve të reja, është rritur përqindja e maqedonasve dhe është ulur ajo e shqiptarëve ka reaguar nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.
Ademi, raporton SHENJA, shkruan se “kjo që ka ndodh, nënkupton mijëra shqiptar më pak në administratë, gjykata e prokurori”.
“Prej fillimi e kemi thënë, kjo Qeveri monoetnike e pa legjitimitet ndëretnik ka për qëllim demontimin e të gjitha të arriturave prej vitit 2001 e këndej, kuptohet duke shfrytëzuar si instrument listën e dytë të VMRO-s, ekipin B të saj-ВРЕДИ! Kjo që ka ndodh, nënkupton mijëra shqiptar më pak në administratë, gjykata e prokurori”, ka shkruar Arbër Ademi.
Sipas llogaritjeve të reja në planet vjetore për punësim në institucionet e sektorit publik, përqindjet do të jenë: maqedonasit nga 54.21% në 58.44%, shqiptarët nga 29.52% në 24.30%, turqit nga 3.98% në 3.86%, romët nga 2.34% në 2.53%, serbët nga 1.18% në 1.30% dhe vllehët nga 0.44% në 0.47%.
Data 19.09.2025
Aktuale
- A mund të hanë macet mjedra? Shije freskuese apo rrezik i fshehur?
- Osmani: Energjia, besimi dhe rezistenca më më japin bindjen se e ardhmja e Lëvizjes për Çairin e Ri është e ndritur
- Rrëfimi prekës dhe i fuqishëm i Mira Kazhanit për betejën me kan*cerin e gjirit
- Xhelozia politike: Ramush Haradinaj dhe sfidat e Albin Kurtit në veri
- Izraeli planifikon ta shndërrojë Gazën në minierë ari për investime pas luftës
- VLEN hapi shtabin në Vrapçisht: Me Memet Seferin drejt ndryshimit!
- Ziadin Sela së bashku me Arsim Dalipin u takuan me shefin e misionit të OSBE-ODIHR, z. Matteo Mecacci
- Buteli me një kandidat shqiptar, BDI: Dështoi tentimi për falsifikim i VLEN-it