Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, ka dërguar një sërë kritikash ndaj kryeparlamentarit Afrim Gashi.
Bexheti shkruan se dygjuhësia nuk është askund në ftesa, ndërsa për mbledhjet njoftimet bëhen sot për sot.
“Kryetari “pa legjitimitet” i Kuvendit të RMV-së z.Gashi po devalvon në mënyrë flagrante institucionin më me vlerë shtetëror. Në ora 06:22 pranojmë ftesën për mbajtje të mbledhjes për komision ku njoftohemi sot për sot! Dy gjuhësia nuk është askund as edhe në ftesa gjë që e keni bërë praktike! Duket qartë se jeni VASAL të vërtetë, andaj të paktën tregoni dinjitet dhe nëse nuk keni kapacitet që të menaxhoni atëherë jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më! Erdhi ndryshimi bashkë me zullumin!”, ka shkruar Bexheti.
Data 29.12.2025
Aktuale
- Seanca e fundit e Kuvendit për këtë vit, u miratuan disa ligje me procedurë të shkurtuar
- Babai i Teodorës: A vlente jeta e vajzës sime vetëm 2 vjet?
- Aksident në Matkë: Tre shtetas turq shpëtohen nga automjeti i përmbysur në lumin Treskë
- Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!
- Georgievski: Propozimi francez është i saktë dhe i qartë, nuk e di pse po shkojmë kundër idesë së BE-së
- Kurti vërtetoi se fitohet edhe pa oligarkë, pa media të blera, pa kapur drejtësinë dhe pa nënshtruar shoqërinë civile
- Moti i keq përfshin Gazën, përmbyten mijëra tenda të palestinezëve të zhvendosur
- (VIDEO) Rasti “Puls”, prindërit rrëfejnë momentet e tmerrshme të natës së 16 marsit


