Një 46 vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi në muajin qershor arriti të vjedhë një banesë, e po kështu tentoi të kryente të njëjtën vepër penale në 3 të tjera.
Në pranga ka renë 46 vjeçari G.B., banues në Laç.
Pasi ka vjedhur banesën e shtetasit E.D., ka tentuar vjedhjen në 3 banesa të tjera, në Shkodër, Shirokë dhe Muriqan.
Uniformat blu po hetojnë nëse 46 vjeçari ka kryer e vjedhje të tjera të mëparshme.
Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Gjatë muajit qershor, vodhi në një banesë dhe tentoi të vidhte në 3 banesa të tjera, kapet dhe arrestohet 46-vjeçari.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e disa vjedhjeve/tentativave për vjedhje në banesa të ndryshme, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
G. B., 46 vjeç, banues në Laç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 46-vjeçari, gjatë muajit qershor 2024, ka vjedhur në banesën e shtetasit E. D., si dhe ka tentuar të vjedhë në 3 banesa të tjera, në Shkodër, Shirokë dhe Muriqan.
Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi G. B.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.