Cagliari ka zyrtarizuar Alen Sherrin. Klubi nga Sardegna ka gjetur gjuhën e përbashkët me portierin shqiptar, i cili vjen nga radhët e Egnatias.
Sherri ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme deri në qershor të vitit 2027. Ai do debutojë në një ndeshje zyrtare në Serie A, në fillimin e sezonit futbollistik. “Një futbollist tjetër për portën. Mirë se vjen Alen Sherri”,- shkruan Cagliari.
Alen Sherri ishte një nga protagonistët te Egnatia, teksa me paraqitjet e tij në mesin e shtyllave, i dhuroi skuadrës rezultate të rëndësishme.