Organizatori i festivalit “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, ka qenë mbrëmjen e djeshme (e martë) i ftuar në emisionin Rubikon.
Ai e potencoi se nuk fitojnë nga ky festival, pavarësisht aludimeve të shumta që bëhen prej kohësh.
Lipa u shpreh mes tjerash se nuk ka qenë asnjëherë qëllimi që ta komercializojnë festivalin.
“Festivali është në shërbimin e fondacionit, do të thotë çdo cent në qoftë se fitohet prej festivalit, që ende nuk na ka ndodhur, ne gjithmonë i kemi zotuar për fondacion minimumin 250 mijë në vit, të cilat ne ende i japim prej biznesit tonë”, tha ai.
Tutje, theksoi: “Nuk ka qenë asnjëherë qëllimi që ta komercializojmë festivalin, por gjithmonë është nën shërbimin e fondacionit”.
Sunny Hill këtë vit po mbahet më 25, 26, 27 dhe 28 korrik në një lokacion të ri – Bërnicë.
Bebe Rexha, një prej yjeve të festivalit ka mbërritur ditën e djeshme (e martë) në Kosovë.