Pas emërimit të Roberto De Zerbit si trajner, Marseille vazhdon të jetë shumë aktive në tregun e transferimeve.
Klubi njoftoi zyrtarisht transferimin e mesfushorit të qendrës Pierre-Emile Hojbjerg nga Tottenham. Mesfushori danez 28-vjeçar u transferua në Marseille në formë huazimi me një opsion të detyrueshëm blerjeje.
Hojbjerg është blerja e pestë i Marseille këtë verë.
Para Tottenhamit, Hojbjerg ka luajtur për Bayern Munich, Schalke dhe Southampton. Për ‘Spurs’ ai luajti gjithsej 184 ndeshje, shënoi 10 gola dhe bëri 16 asistime.