Kryeministri Hristijan Mickoski merr pagë prej 140.450 denarë, gjegjësisht rreth 2.280 euro, shkruan SHENJA.
Zv/kryeministrat dhe ministrat marrin pagë neto 115.540 denarë (1870) euro, përpos ministrit për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili merr pagë shtesë prej 20%, pra 24.865 denarë, për shkak kryerjes së funksionit, dhe për këtë shkak rroga e tij është 140.405 denarë.
Qeveria në faqen e saj zyrtare në pjesën e “logaridhënies” i ka publikuar pagat e funksionarëve nga kabineti qeveritar.
Deri pak kohë, shkruan SHENJA, në këtë faqe qëndronin pagat e anëtarëve të Qeverisë së Zoran Zaevit, ndërsa qeveria e Dimitar Kovaçevskit nuk i kishte publikuar pagat, ndërsa në mars ishte edhe rritja e famshme prej 78% të pagave të funksionarëve.
Për rrogat e ish ministrave opinioni kuptonte në mënyrë aksidentale nëse dikush prej tyre e zbulonte atë shumë. Kështu ish ministri i Financave, Fatmir Besimi, i pyetur nga gazetarët kishte deklaruar se rroga e tij është 125.960 denarë.
Bruto rrogat për ministrat aktual janë 176 830 denarë, shumë që është për 60 mijë denarë më e madhe se neto rrogat. Sipas përllogaritjes për neto-pagat e 23 ministrave dhe kryeministrit paguajmë çdo muaj rreth 2.8 milionë denarë (46 000) euro, ndërsa për pagat e tyre bruto nga 4.3 milionë denarë, gjegjësisht rreth 70 000 euro.
Në vit, kjo është 843 000 mijë euro, pa zv/ministrat dhe funksionarët e tjerë të qeverisë. /SHENJA/
Data 24.12.2025
Aktuale
- Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese, ngushëllimi dhe paqe për botën! Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për dritën e Krishtit
- Pasaporta e Maqedonisë së Veriut e 41-ta në listën e pasaportave më të fuqishme në botë
- Bllokohet Këshilli i Komunës së Strugës! Qyra paralajmëron zgjedhje të reja për këshilltarë
- Fatmir Limani: Meritokracia është prova e vetme e besimit qytetar për VLEN-in
- Dyfishohen dënimet për ish-drejtorët e Spitalit Modular të Tetovës
- Për rezolutat e BDI-së dhe “liderizmin”, kush do të na “fusë” në BE?
- 15 cm pritet të arrijë shtresa e borës në viset e larta
- LSDM: Gjendja e krizës është shpallur për shkak të tenderëve, pse nuk u ble me kohë mazuti



