Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjithsej 29 vatra zjarri, prej të cilave 7 janë ende aktive.
Shtatë zjarret aktive në ambiente të hapura janë në: Komunën e Shtipit (dy zjarre), Makedonski Brod, dy zjarre në Komunën e Çashkës dhe dy zjarre në Komunën e Dollnenit.
QMK gjithashtu njofton se shtatë vatra tjera të zjarrit janë nën kontroll dhe po punohet për futjen e tyre në fazën e lokalizimit dhe më pas shuarjen – likuidimin e tyre.
Ndryshe, për shuarjen e zjarreve Maqedonisë së Veriut i kanë dërguar ndihmë disa shtete./Telegrafi/