Një person në Vushtrri është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij pas një mosmarrëveshje që kanë pasur për telefon, shkruan Reporteri.net.
Sipas policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pas intervistimit.
Njoftimi i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
· Vushtrri / 15.07.2024 – 13:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje rreth një telefoni është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.