Nga koalicioni VLEN ka njoftuar se sot është mbledhur Trupi Koordinues politik i tyre i përbërë nga përfaqësues të koalicionit.
Sipas njoftimit nga VLEN, ky organ ekzekutiv është rezultat i vullnetit të fortë politik mes liderëve të partive që janë pjesë e koalicionit VLEN për integrim gradual të brendshëm me qëllim rritjen e efikasitetit në realizimin e premtimeve parazgjedhore dhe veprimin e përbashkët politik të sinkronizuar.
“Ne dëgjojmë kërkesat dhe pritshmëritë e votuesve. Vullneti i tyre është që VLEN të bëhet simbol i bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Andaj ju njoftojmë se hapi i radhës është promovimi i Komisionit të koalicionit për çështjet e zgjedhjeve, emërimeve dhe mbikëqyrjes së zbatimit të politikave, pastaj Qendra e përbashkët për komunikim me publikun dhe emërimin e një zëdhënësi të koalicionit. VLEN po rritet në një faktor politik që punon ekskluzivisht në interes të një të ardhmeje të sigurt për shqiptarët. Ky proces ka nisur dhe nuk ka të ndalur. Synimi ynë është që VLEN të rritet në një lëvizje politike rajonale që do të fokusohet në adresimin e nevojave të shqiptarëve duke zbatuar hapa real politik”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.
Data 24.05.2025
Aktuale
- MENDIMTARI QË NUK U HESHT: Në 8-vjetorin e ndarjes nga jeta të Akif Emres
- VLEN: Përkrahje e plotë për qëndrimin e deputetes Mimoza Musa
- Taravari nga Kumanova: ASH do të jetë forca e parë politike në vend
- GJKKO lë në fuqi ‘arrestin me burg’ për 11 të dyshuar të operacionit “Ura”, ndryshon masa për 3 të ndaluarit e tjerë
- Aksident i rëndë në Shkup, humbin jetën dy persona
- Operacioni Shqipëri-Itali kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, Gjykata e Posaçme tërhiqet për vendim në çështjen e 14 të arrestuarve në operacionin “Ura”
- Mexhiti pas takimit me Kallas: Reformat dhe lufta kundër korrupsionit, çelësi për integrimin në BE
- Mimoza Musa: I qëndroj besnike VLEN-it, mandatin e fitova kundër BDI-së