Krisma në mitingun elektoral të kandidatit presidencial amerikan, Donald Trump në Pensilvani.
Në pamje shihet Trump i gjakosur në vesh.
Gjithsesi ai përshëndeti të pranishmit për të treguar se është mirë, duke ngritur grushtin.
Duket se Donald Trump u plagos në vesh, por informacionet mbeten të pakonfirmuara.
Trump u largua nga shërbimet e sigurisë me shpejtësi nga skena.
Sipas raportimeve janë dëgjuar zhurma të shtënash me armë para se Trump të ulte kokën.
Më pas ai është marrë nga efektivët e Shërbimit Sekret dhe është larguar nga podiumi