Kryetari i ASH-së, Arben Taravarai përsëriti sot se VLEN në Qeverinë e re do të ketë shtatë zëvendësministra.
Ai theksoi se tashmë është e vendosur që ASH do të ketë zëvendësministra në Mbrojtje, ku në këtë post do të jetë Ilfete Ismaili, ndërsa në Ministrinë e Bujqësisë zëvendësministër do të jetë Flakron Bexheti.
“VLEN e di që ka 7 zëvendësministra. E di që Aleanca për Shqiptarët ka Bujqësinë dhe Mbrojtjen, Transporti Dhe Lidhjet, Ministria për Punë të Brendshme, per Sport, Arsim është e gjashta dhe Kultura. Unë i tregoj të ASh-së se i kemi kaluar në kryesinë qendrore. Zv/ministre për Mbrojtje do të jetë zonja Ilfete Ismaili dhe zv/ministër për Bujqësi do të jetë Flakron Bexheti”, tha Taravari.