Zv/kryeministri, Arben Fetai ka takuar sot ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florina Qehajën.
“Pata kënaqësinë të prisja sot në një vizitë kurtuazie, Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, shoqëruar nga Konsulli, Xhevat Podvorica.
Zhvilluam bashkëbisedim vëllazëror dhe të frytshëm, me fokus në zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve tashmë të shkëlqyera mes dy vendeve tona, me fokus në nismat e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht Procesin e Berlinit, dhe politikat e qeverisjes së mirë.
Si Zëvendës Kryeministër dhe si qeveri do të jemi çdoherë pranë Qeverisë së Kosovës, si partnerë e aleatë, për mbrojtjen e shtetesisë së Republikës së Kosovës dhe përkrahjen e anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Fetai.