Trajneri i Fenerbahçe-s, Hoze Murinjo, e ka ndjekur me vëmendje Kampionatin Evropian të kësaj vere që po zhvillohet në Gjermani. “Euro 2024” po i afrohet me shpejtësi përfundimit me Francën, Spanjën, Holandën ose Anglinë që do të kurorëzohen kampione të Evropës.
Murinjo, i cili mori drejtimin e Fenerbahces këtë verë pasi u largua nga Roma në janar – kishte këshilluar që djemtë e Roberto Martinez të përparonin më tej në garë për shkak të bollëkut të talenteve në skuadrën e tyre. Ish-trajneri i Çellsit zgjodhi Anglinë, Portugalinë dhe Francën si favoritët e garës dhe pranoi se ishte i befasuar nga performanca e një kombi në veçanti. Murinjo pohoi se Spanja ishte surpriza më e madhe e turneut deri më tani.
“Ka gjithmonë zhgënjim kur mendon se mund të bësh më mirë. Potenciali i ekipit ishte jashtëzakonisht i lartë. Nuk isha larg pikës kur thashë se Portugalia, Franca dhe Anglia ishin favoritë. Dy prej tyre janë në gjysmëfinale. Spanja është befasia më e madhe për mua, në mënyrën se si ekipi ka evoluar, ata janë praktikisht një ekip i ri. Për mua, për momentin, ata janë skuadra që luan më mirë dhe ajo që ka luajtur më mirë gjatë gjithë turneut”, ka thënë mes tjerash Murinjo për SportTV.