Derisa krahu i Arben Taravarit në Aleancën për Shqiptarët nesër do ta mbajë konventën e Forumit Rinor të partisë në Tetovë, krahu i Ziadin Selës sot në Shkup mban kuvendin e katërt. Në lidhje me atë se kush i ka vulat e partisë, Sela thotë se ende vijon procesi, ndërkaq akuzon Taravarin për presion.
“Taravari përveç vulës dhe selisë ka edhe një 100 fytyra. Kështu që, unë nuk dua t’i komentoj shumë e shumë deklaratat e Taravarit. Natyrisht që procesi gjyqësor rreth vulave të partisë është në vazhdim e sipër. Qëllimisht gjatë kësaj periudhe kam heshtur dhe nuk jam deklaruar dhe ai ka bërë atë fëmijën qaraman. Vazhdimisht se gjoja presion gjykata e gjëra të tilla. Por, siç po shihet, presioni në gjykata është pikërisht nga ana e tij. Dhe, gojën plot kjo qeveri me reforma në gjyqësi e tjera e tjera, por nga ana tjera, ata janë ato të cilët i bëjnë këto presione në gjykata. Mora informatë se kanë ndërruar një gjykatës në gjykatën e apelit”, tha Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët.